Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050

    Kompania “Italia Airlines” sorollat 1 mije udhetare, nuk jep shpjegim

    Kompania “Italia Airlines” sorollat 1 mije udhetare, nuk jep shpjegim


    Tirane- Kompania ajrore italiane, “Italia Airlines”, ose e njohur me emrin e dyte “Star Airlines”, braktis pa asnje shpjegim udhetaret shqiptare, qe prej dites se premte presin ne aeroportin e Rinasit, “Nene Tereza”. Behet fjale per te pakten 5 fluturime te anuluara ne menyre flagrante, teksa rreth 1 mije pasagjere presin ne aeroport dhe shprehen te irrituar. Per shume prej tyre kjo eshte nje tallje e hapur, kurse perfaqesues te kompanise italiane nuk kane dhene asnje shpjegim zyrtar si per udhetaret, ashtu dhe per Drejtorine e Aviacionit Civil.

    “Kemi dy dite qe qendrojme ne Rinas dhe kalojme naten ketu. Nuk na japin asnje shpjegim, kurse avionet e linjes ngrihen dhe ulen”, thote nje prej pasagjereve. Nje prej udhetareve thote se “na sorollatin duke na thene se ka probleme te vogla teknike. Na e shtyjne fluturimin cdo dy ore dhe kemi mbetur ne mes te rruges”. Nje tjeter burre kerkon marrjen e masave dhe detyrimin e kesaj kompanie qe te zgjidhe situaten e krijuar. “Nuk e dime c’te bejme, te rrime apo te ikim”, u shpreh ai para medieve.

    Kaosi i fluturimeve ka nisur me dy prej avioneve qe diten e premte nuk kane kryer transportin e udhetareve dhe me tre te tjeret diten e djeshme qe kane kryer te njejtin veprim. Shoqeria mban dy emra, nderkohe qe ne faqen zyrtare thuhet se nuk ka shitur asnje bilete. “Kam paguar bileten per “Italia Airlines” dhe askush nuk me jep shpjegim”, thote nje 50-vjecar. Per situaten ka reaguar edhe kreu i Aviacionit Civil, Ervin Mazniku. Duke pohuar problemin qe ka vijuar dhe dje, ai thote se ka vendosur kontakte me kompanine per te marre informacione ne lidhje me pezullimin e fluturimeve. “Ne menyre te pashpjegueshme kjo kompani ka nderprere fluturimet ne 3 destinacione, linjat Tirane-Rome, Tirane- Pisa dhe Tirane-Treviso. Pese fluturime nuk u kryen dhe avionet nuk u nisen, edhe pse kane kaluar ore te tera. Kemi kerkuar shpjegime nga kompania “Italia Airlines” per kete situate dhe megjithese kerkesa eshte perseritur dhe sot (dje), perseri nuk kemi marre pergjigje”, thote Mazniku. Ai shtoi se vete shoqeria duhet te mbaje pergjegjesi dhe se cuditerisht nuk jep asnje informacion.

    http://www.kohajone.com/zarticle.php?id=56603
    "They will not control us, We will be victorious"

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Avioni civil pezullon kompaninë italiane “Italia Airlines”

    Gazeta Sot

    Aeroporti i Rinasit është në kaos, për shkak se rreth 400 pasagjerë janë ende në aeroport, pasi nuk u nisën nga Rinasi as ditën e djeshme. Situata është përkeqësuar dhe udhëtarët e "StaraAirways" kërcënojnë se do të bllokojnë chek-in. Ndërkohë që kompania “StaraAirways” ka anuluar fluturimin e udhëtimit të ditës së sotme me nisje nga Tirana në 19:40, por kompania vijon të presë bileta udhëtimi.

    Drejtori i aviacionit civil Ervin Mazniku me anë të një deklarate për shtyp bëri të ditur se për këtë situatë faji është i kompanisë italiane “Italia Airlines”. “Kompania nuk ka njoftuar për ndërprerje të operimeve”, pohon drejtori i aviacionit civil Mazniku. Sipas tij kjo kompani është nën juridiksionin 100 për qind të Italisë dhe ka detyrim mbrojtjen e pasagjerëve,ndërkohë që ai bëri të ditur se kjo kompani u pezullua deri në zgjidhjen e situatës.
    "They will not control us, We will be victorious"

  3. #3
    Si tallen me pasagjeret e gjore. Edhe keto tanet pas 2-3 ditesh u zgjuan...

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •